Google ADS

Biden ka frikë se Putin nuk ka strategji për të dalë nga konflikti

09:13 | 10 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se ka frikë se Vladimir Putin nuk ka një strategji për të dalë nga konflikti.

Duke folur në Washington të hënën, Biden e përshkroi presidentin rus si një “njeri shumë llogaritës”, por pa një strategji daljeje dhe pranoi se “po përpiqet që kuptojë çfarë duhet të bëjnë për këtë.”

Ai tha se Putin e kishte menduar gabim që pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Biden shtoi se në vend të kësaj, SHBA dhe shumë vende evropiane ishin pozicionuar në anën e Ukrainës she ishin bërë më të unifikuara, shkruan Sky news.

Komentet e tij erdhën pasi forcat ruse qëlluan me raketa në Odesa, duke goditur një qendër tregtare dhe një magazinë, duke lënë 1 person të vrarë dhe 5 të tjerë të plagosur.

Putin prej kohësh pretendon se NATO po zvarritet drejt lindjes në ish-republikat sovjetike.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë mohuar me vendosmëri se vendi paraqet ndonjë kërcënim./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme