Google ADS

Moti në Kosovë

07:11 | 10 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti  do të jetë kryesisht i ngjashëm me javën që lamë pas.

Të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura të cilat vende–vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s, shkruan arbresh.info.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme