Ngjarjet e ditës së sotme

06:59 | 10 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

09:00

Zyra e UNFPA-së në Kosovë dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve së Kosovës (KOGA) organizojnë një tryezë të rrumbullakët mbi temën “Të shohësh të padukshmen”, duke shqyrtuar çështjet që lidhen me autonominë trupore dhe shtatzënitë e adoleshentëve në Kosovë. (Hotel “International”, Prishtinë)

10:00

Bashkimi Evropian në Kosovë, së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit, mbajnë një aktivitet në kuadër të Javës së Evropës. (Shtëpia e BE-së, Prishtinë)

10:00

AGORA Energiewende në Gjermani dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë tryezën me temën “Marrëveshjet e blerjes së energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor – Mundësitë dhe pengesat”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. (Kuvendi i Kosovës)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal me kryesuesin e Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini. (Kuvendi i Kosovës, N303)

11:00

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Raportimi mbahet me dyer të mbyllura.

11:00

ORCA publikon Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 3. (Zyra e ORCA-s, Rr. “Henrik Bariç”, Prishtinë)

11:00

Mbahet festivali ndërkombëtar i teatrove në Kosovë “Prishtina International Theater Festival – PITF”. (Teatri Kamertal i Kolegjit AAB, Fushë-Kosovë)

11:30

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:30

“Ec Ma Ndryshe” prezanton hulumtimin/performancën publike “Parkingjet brenda Qendrës Historike të Prizrenit”. (“Shadërvan”, Prizren)

12:00

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, zhvillon një aktivitet me të rinjtë e Dragashit, në kuadër të Javës së Evropës. (Dragash)

13:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve në këtë institucion. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton disa Projektligje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

17:00

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Mospajtimet në relacionin BE-Kosovë dhe integrimi në Bashkimin Evropian”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme