Në këtë vit, do të zhvillohet kompeticioni më i madh botëror në futboll, “World Cup”, e cila do të zhvillohet në njërin ndër shtetet e tokave arabe, Katar.
Botërori do të fillojë në muajin nëntor të këtij viti dhe do të përfundojë në dhjetor, ndërsa do të jetë hera e parë në histori të këtij kompeticioni e cila do të zhvillohet në stinën e dimrit.
Trofeu i Kupës së Botës, tashmë ka arritur në Katar, ndërsa është ekspozuar për vizitorët, të cilët kanë arritur të shkrepin disa fotografi të çastit afërtrofeut të famshëm.
Studenti kosovar, Usejd Ejupi, i cili është duke zhvilluar studimet në këtë shtet, ka folur ekskluzivisht për arbresh.info se si dukej për se afërmi njëra ndër trofeu i Kampionatit Botëror.
“Ishte një ndjenjë mjaftë interesante, shkëlqimi i Kupës ishte i shumë i bukur. Këtë kup e kemi parë vetëm përmes fotografive apo nga ekrani i televizorit, ndërsa unë kisha fatin për të parë atë për së afërmi.”
Gazetari i redaksisë së sportit në arbresh.info, ka pyetur Usejdin se cili ishte motivi për të bërë shqiponjën afër Kupës së Botës, ndërsa ai është përgjigjur se ka shpresa dhe ëndërron që në të ardhmen do të mund të shohim Kombëtaren tonë në këtë kompeticion madhështor.
“Shqiponjën e bona se deshta me tregu që jemi shqiptarë dhe se traditat tona duhet të i ruajmë kudo që shkojmë.”- ka thënë Ejupi për arbresh.info.
“Ëndrra ime dhe besoj që është për çdo futbolldashës , është që të ardhmen të mund të shohim kombëtaren tonë në kampionate siç është kampionati i Kupës së Botës.”- ka shtuar Ejupi.
Ndërsa ai ka treguar se si është atmosfera aktuale në shtetin e Katarit para fillimit të kompeticionit.
“Atmosfera është e mirë, shumë vendas të Katarit janë mobilizuar dhe janë duke punuar vullnetarisht për me dalë sa ma mirë gjatë kampionatit, gjithashtu edhe neve studentëve na është ofruar që të shërbejmë në formë vullnetare gjatë kohës kur do të zhvillohet kampionati.” Ka thënë ai.
Kampionati botëror i FIFA-s “Qatar2002” do të jetë turneu i parë i këtyre përmasave që do të zhvillohet në botën Arabe.
Ndërsa njëra ndër problemet, janë temperaturat e larta në Katar, andaj edhe është marrë vendim që kampionati të zhvillohet gjatë stinës së dimrit, ku temperatura shkojnë deri në 40ºC, kjo ësht gjtihashtu arseyja se përse të gjitha stadiumet do të jenë të pajisur me teknologji ftohëse që operon me energji diellore, për ta mbajtur temperaturën në 27ºC. /arbresh.info/
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë