Google ADS

Barcelona vë në shitje Depay, pritet të largohet gjatë sezonit të verës

16:04 | 9 Maj 2022
KRG

Barcelona po planifikon të bëjë ndryshime në afatin kalimtar të verës.

E njëri prej atyre që mund të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe .

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Sulmuesi holandez i ishte bashkuar gjigantit katalunas si lojtar i lirë vitin e kaluar dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit.

Mirëpo, atij do t’i lejohet largimi për të fituar para për përforcime gjatë verës.

Krahas Memphis, nga “Camp Nou” pritet të largohen edhe sulmuesit Adama Traore, Luuk de Jong e Martin Braithwaite.

Ndërkohë, tek “Blaugrana” mund të përfundojë sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, për t’iu bashkuar sulmuesve aktualë, Pierre-Emerick Aubameyang, Ferran Torres dhe Ansu Fati.

Të ngjashme