Skandal| Çmimet e biletave për finalën e Confernce League në tregun e zi shkojnë deri mbi 10 mijë euro

15:58 | 9 Maj 2022
KRG

Shqipëria do të jetë nikoqire e finales së Conference League e cila tashmë janë mësuar edhe finalistet, AS Roma – Feyenoord.

Kjo ndeshje pritet të jetë historike si për shtetin e Shqipërisë, ashtu edhe për klubin italian AS Roma, e cila që nga viti 1991 nuk ka mundur të kualifikohet dot deri në finale të ndonjë kompeticioni Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet më 25 maj, në stadiumin prestigjioz, “Air Albani” në Tiranë, ndërsa ditëve të fundit, mediat shqiptare kanë raportuar se hotelet përreth stadiumit kanë filluar “t’i fryjnë çmimet”, pasiqë interesimi nga të dyja skuadrat pritet të jetë mjaftë i lartë.

Kapaciteti i stadiumit “Air Albania” është 21.690 tifozë, ndërsa  dy skuadrat do t’i kenë nga 400 bileta në dispozicion për tifozët e tyre, ndërsa mediat italiane kanë  bërë të ditur se mbi 20 mijë italian janë të gatshëm që të udhëtojnë drejt Tiranës për të shikuar finalen.

“Corriere dello Sport”, ka bërë të ditur se tashmë biletat për finalen e Conference League kanë filluar të shiten edhe në tregun e zi, ku çmimi i tyre shkon nga 800 deri mbi 10 mijë euro, përcjell arbresh.info.

Shifra këto të jashtëzakonshme, aq sa ka nisur edhe një protestë e tifozëve të Romës në rrjetet sociale, të cilët janë ankuar për mënyrën e përzgjedhjes së fansave që u pajisën me një biletë.

Ndërsa UEFA, ka bërë të ditur se nesër do të fillojë shtija e lirë e biletave, ku priten të shiten përafërsisht 10 mijë bileta, të cilat mund të blihen vetëm përmes webfaqës zyrtare të UEFA-së. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme