Google ADS

Aksident ndërmjet veturës dhe autobusit, ka edhe të lënduar

15:13 | 9 Maj 2022
arbresh.info

Policia e Kosovës bënë të ditur se ka edhe të lënduar në një aksident në Lupç, të Podujevës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes. Njësiti policor i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun”, bënë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur Kulina, rreth orës 13:00.

Sipas Kelanit, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme