Me fanellë të “Bad News Eagles”, Kurti përcjell lojën e djemve të Kosovës në CS:GO

13:01 | 9 Maj 2022
A. B.

Lojtarët kosovarë të “Bad News Eagles” e kanë nisur rrugëtimin e tyre në turneun më të madh të CS:GO, ‘PGL Antwerp Major 2022’.

Gjatë kësaj kohe që ata janë duke e zhvilluar ndeshjën kundër ekipit turk “Eternal Fire”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke e ndjekur lojën e “Bad News Eagles”.

“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles ?”, ka shkruar Kurti i cili shihet që ka veshur madje edhe fanellën e “BNE”-së./arbresh.info/

Të ngjashme