Turqia dënon ashpër sulmin në festivalin e fëmijëve në Zvicër

11:29 | 9 Maj 2022
A. B.

Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi ​​një deklaratë duke denoncuar një sulm nga mbështetësit e grupit terrorist PKK ndaj pjesëmarrësve turq të një festivali për fëmijë në Bazel të Zvicrës.

“Dënojmë fuqishëm sulmin nga mbështetësit e organizatës terroriste në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve të 23 prillit”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministrisë.

Duke theksuar se grupi terrorist dhe mbështetësit e tij e degraduan veten deri në atë masë sa të synonin një festival të fëmijëve në zemër të Evropës, ministria tha se incidenti i fundit ishte një dëshmi tjetër e fytyrës së vërtetë të PKK-së.

“U urojmë shërim të shpejtë qytetarëve tanë të plagosur në mes të sulmit dhe presim që autorët e këtij akti të urryer të sillen menjëherë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në deklaratë.

Sipas pjesëmarrësve të intervistuar të ngjarjes, një grup prej 30 mbështetësish të PKK-së fillimisht sulmuan verbalisht familjet turke që merrnin pjesë në festival dhe më pas hodhën gardhin e hekurit që rrethonte zonën e festimit ndaj tyre, duke lënë të paktën gjashtë të plagosur, të cilët u dërguan në spital.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së. /AA/

Të ngjashme