Peja ka fituar edhe ndeshjen e tretë finale të playoffit kundër Lubotenit për t’u shpallur kampione e Kosovës në volejboll për sezonin 2021/22, meshkujt.
Ekipi pejan ka fituar me rezultat 3-0 në sete (25-21, 25-22, 25-16) edhe në përballjen e tretë kundër ekipit ferizajas, duke regjistruar fitoren e tretë nga po aq ndeshje në finale, eventualisht për t’u shpallur kampion me plot meritë.
Pejanët dominuan Lubotenin që nga përballja e parë, të cilën e fituan me rezultat 3-1, teksa me të njejtin rezultat fituan edhe takimin e dytë.
Në të tretin kryen punën në tre setet e parë, duke kurorëzuar një sezon tejet të suksesshëm për këtë ekip, i cili javë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës.
Pas përfundimit të ndeshjes u ndanë edhe medaljet për të dy ekipet. Medaljet për vendin e dytë i ndanë kryetari i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj dhe anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Abedin Mehani.
Për kampionët medaljet u ndanë nga Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe anëtari i Bordit të FVK-së, Gazmend Husaj.
Trofeu më prestigjioz në volejbollin kosovar në fund iu dorëzua kapitenit të Pejës, Agron Nikçi, nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, para festës spektakolare në “Karagaqi” para një numri të madh fansash nikoqirë.
FVK përgëzon të dy ekipet për sportivitetin e treguar përgjatë ndeshjeve finale dhe uron Pejën për suksesin e arritur./arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...