Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, sivjet përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Mbrëmë artistja ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të këtij eventi të mbajtur në ‘La Venaria Reale’, shkruan arbresh.info
Ronela u shfaq me një veshje tejet ekstravagante, një fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë.
Për këtë paraqitje të saj është kujdesur miku i saj i besuar, stilisti shqiptar Niko Komani.
Ronela përndryshe do të ngjitet e para në skenën e madhe të Eurovision 2022 në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të 10 majit. /arbresh.info/
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...