Google ADS

Moti sot me diell dhe me vranësira në Maqedoni të Veriut

08:13 | 9 Maj 2022
A. B.

Me diell dhe ngrohtë si dhe me vranësira të pjesshme, kështu është moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Pasdite në zonat malore në veriperëndim do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme si dhe bubullima.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja, ndërsa në pjesët juglindore erë juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 4 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme