Muaji maj erdhi me heqjen e të gjitha kufizimeve anti-Covid në Republikën e Shqipërisë.
Vërtet ka një numër në rënie të të infektuarve në një ditë, por mjekët konstatojnë se ky numër është më i lartë duke pasur parasysh që njerëzit ose mjekohen vetë në shtëpi, ose qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm telefonik me doktorët.
Sonila Brati: Ne e shohim që ka një rënie të rasteve dhe personave, që vijnë e drejtohen tek mjeku i familjes. Pavarësisht se mund të kenë simptomatika nuk vijnë më duke menduar se nuk ka më Covid-19. Megjithatë nuk duhen anashkaluar simptoma të tilla si temperaturë e lartë, bark e të vjella, dhimbje koke pa asnjë simptomë tjetër. Duhet të vijnë tek mjeku, sepse ato mund të jenë shenja të infektimit nga Covid-19 . Duhe të vijnë të bëjnë tamponin, dhe në rast se rezultojnë të infektuar duhet të karantinohen 5 ditë që të mos jenë burim infektimesh për të tjerët.
Nëse bëjmë një krahasim nga janari i këtij viti deri më tani rezulton, se në janar, ne kryenim rreth 60-70 madje edhe më shumë vizita në një ditë, ndërsa tani ky numër shkon në 25-30 vizita në ditë.
Me fëmijët jemi në një situatë tjetër, shumë të ngarkuar. Të paktën që nga fundmarsi dhe prilli po qarkullojnë viroza të shumta. Vërejmë simptoma të tilla temperaturë e lartë, infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, apo probleme me bajamet e qelbëzuara, infeksione të rrugëve të poshtme, që nga trakeitet e thjeshta, trakobronkitet, më pak bronkopneumonitë dhe kryesisht problem gastrointestinale, bark e të vjella. Është një virozë që qarkullon në një periudhë thuajse 1-mujore. Nuk përjashtohet edhe variçela, ose “lija e dhenve” që është prezente që nga janari, pra prej 5 muajsh në vendin tonë./tch/
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...