Paris Saint-Germain i ka ndarë pikët me Troyes në barazimin 2-2 në kuadër të javës së 36-të në Ligue 1.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Marquinhos që u asistua prej Angel di Marias.
PSG nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin, tani përmes Neymarit (25’), që shënoi nga pika e bardhë.
Mirëpo, Troyes nuk u demotivua nga këto dy gola dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 me anë të Ike Ugbos në minutën e 30-të.
Në 45 minutat e dytë, mysafirët filluan më mirë dhe në minutën e 49-të, ata fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Florian Tardieu.
Deri në fund, dy skuadrat nuk shfaqën ndonjë rast serioz, duke u ndarë të kënaqura me nga një pikë.
Pas javës së 36-të, PSG tashmë që e ka fituar titullin, ka 80 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Montpellier.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani