Sanksione të reja kundër Rusisë u njoftuan në Washington të dielën, derisa presidenti Biden ishte nikoqir i një video-telefonate me liderët e tjerë të G7 me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Si ndëshkim i mëtejshëm për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës, SHBA-ja shpalosi sanksionet kundër tre stacioneve televizive ruse, ndaloi amerikanët të ofronin shërbime kontabiliteti dhe këshillimi për rusët dhe sanksionoi drejtuesit e Gazprombank.
Masat e marre kundër drejtuesve të Gazprombank ishin të parat që përfshinin krahun tregtar të gjigantit rus të gazit, transmeton Telegrafi.
SHBA-ja dhe aleatët e saj deri më tani kanë shmangur vendosjen e masave kundër bankës së eksportuesit të gazit mes frikës se kjo mund të çojë në mungesë gazi për klientët e BE-së.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se masa “nuk ishte një bllok i plotë”, por kishte për qëllim të sinjalizonte se Gazprombank “nuk është një strehë e sigurt”.
Kufizimet e reja të kontrollit të eksportit synonin të degradonin drejtpërdrejt përpjekjet e Putinit për luftë, duke përfshirë kontrollet mbi motorët industrialë. Në të njëjtën kohë, BE do të vendosë gjithashtu kontrolle shtesë mbi kimikatet që kontribuojnë në përpjekjet ushtarake ruse, tha zyrtari.
Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se Komisioni Rregullator Bërthamor do të pezullojë licencat për eksportet e materialit të veçantë bërthamor në Rusi.
Rohde: Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro në vi...
Pamje nga aksidenti zingjiror në Fushë Kosovë ku mbetën të l...
Veliaj me shqiptarët në Amerikë: Takim fantastik i Ramës, vo...
Në deponinë e mbeturinave Gjilan u asgjësuan 19750 kg peshk
Shefi i ushtrisë izraelite: Po përgatitemi për një operacion...
Aksident mes pesë veturave në rrugën Fushë Kosovë – Pr...