Google ADS

Bashar Al-Asad vizitë të papritur në Iran, takon liderin suprem Khamenei

18:48 | 8 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Udhëheqësi iranian Ali Khamenei tha se duhet të bëhen përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis vendit të tij dhe regjimit sirian të Bashar Al-Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Khamenei u takua me Bashar Al-Asadin, liderin e regjimit sirian, i cili realizoi një vizitë të papritur në Teheran.

Gjatë takimit, në të cilin u diskutuan çështjet rajonale dhe zhvillimet e fundit në Siri, Khamenei tha se “duhen bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve më shumë se më parë”.

Gjatë vizitës së Asadit tek Khamenei, të pranishëm ishin edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi, komandanti i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Ismail Kaani dhe ministri i Jashtëm Huseyin Emir Abdullahiyan.

Asad u largua nga Irani pas takimit me presidentin Raisi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme