Ronaldo diskuton me Fergusonin për të ardhmen te Unitedi

16:32 | 8 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Sir Alex Ferguson për të ardhmen e tij në Manchester United, sipas The Mirror.

37-vjeçari nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare pas kthimit të tij në Old Trafford verën e kaluar, por është sugjeruar se ai mund të largohet herët pas sezonit të dobët të klubit.

Ronaldo ka të ngjarë të qëndrojë tani, megjithatë, dhe Ferguson mendohet se e ka ndihmuar atë të jetë pjesë e planeve të Erik ten Hag kur ai të vijë për të zëvendësuar Ralf Rangnick.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, duke përfunduar kështu sezoni pa fituar asnjë trofe të vetëm.

Kjo ka bërë që ai të mendojë për të ardhmen e tij, mirëpo trajneri legjendar i United duket se e ka bindur që të qëndrojë edhe për një sezon në skuadër.

Kështu, Ronaldo do të jetë pjesë e planeve të Ten Hag, duke synuar ta rikthejnë klubin në Ligën e Kampionëve, por edhe të luftojnë për Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme