Google ADS

Jennifer Lopez përshëndet Shqipërinë në një video të publikuar në Instagramin e saj

16:27 | 8 Maj 2022
A. B.

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, shquhet si një prej ikonave të bukurisë në mbarë globin.

Ajo është e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh komunikon me ta.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “In the morning” realizoi një video-live me fansat e saj në Instagram, ku u përshëndet nga ndjekës anë e mbanë botës.

Mes të tjerash, duket se në sy këngëtares njujorkeze i ra një nga fansat shqiptar, i cili vazhdimisht ka komentuar me “përshëndetje” dhe simbolin e flamurit kombëtar.

Në fund të video-lidhjes me ndjekësit, Jennifer dëgjohet duke përshëndetur fansat e saj gjithë dashamirësi, teksa dërgon një përshëndetje të veçantë për Shqipërinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Mirupafshim Shqipëria, ju pash juve përgjatë komenteve”, thotë Lopez në fund të videos e cila tashmë është shpërndarë gjithandej në Instagram dhe TikTok..

Madje edhe vet artistja e ka publikuar të plotë videon në Instagramin e saj zyrtar ku ndiqet nga mbi 200 milionë ndjekës, ku mund edhe të shihet përshëndetja e saj për shqiptarët në minutën 17:57 të videos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme