Aksioni në Vranjevc, policia gjeti arsenal armësh dhe shtiu ndaj të dyshuarit

11:23 | 8 Maj 2022
A Z

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se një polic është detyruar ta përdorë armën në vetëmbrojtje gjatë një bastisje në Vranjevc të Prishtinës.

Bastisja erdhi si shkak se i njëjti ka shtënë mbrëmë me armë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre”.

“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në një arsenal armësh që posedonte i dyshuari.

“Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme