Google ADS

“Gavi deshiron të qendrojë”

08:47 | 8 Maj 2022
KRG

Njëri ndër drejtorët e skuadrës së Barcelonës, Mateu Alemani, ka bërë të ditur se katalunasit tashmë kanë zhvilluar disa bisedime me lojtarin i cili është duke shkëlqyer me fanellën e tyre.

Pablo Martín Páez Gavira, apo ndryshe siç është i njohur, Gavi, është duke pasur një performancë mjaftë të bukur më fanellën e Barcelonës, ndërsa analistet nga mbarë bota, atë e kanë krahasuar si  “e ardhmja e Barcelonës”.

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany: “Gavi dëshiron të qëndrojë këtu. Ne kemi folur për një kohë të gjatë dhe të gjitha palët e shohin Gavi si lojtar të Barcës për shumë vite në vazhdim”, tha ai për Movista, përcjell arbresh.info.

Ndërsa gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Gavi do të qëndrojë tek katalunasit deri në vitin 2026.

“Takimi i ri në ditët në vijim për të përfunduar marrëveshjen e re deri në qershor 2026.” – ka shkruar Romano në Twitter.

17-vjeçarinë këtë sezon, ka zhvilluar 36 ndeshje, ku 5 prej tyre janë në kuadër të European League.

Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur të shënojë dy gola dhe duke krijuar 5 asistime. /arbresh.info/

Të ngjashme