Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sot pritet të takojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe liderët e G7.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të jetë mikpritësi i takimit, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffman, transmeton arbresh.info.
Zelenskyy përmes videokonferecnës, pritet të raportoj për situatën aktuale në Kiev.
Ndërsa pritet të diskutohen edhe sanksione të tjera në drejtim të Rusisë.
Ambasadorët e shteteve të BE-së, gjithashtu pritet të takohen sot në Bruksel për të diskutuar në lidhje me raundin e gjashtë të sanksioneve ekonomike ndaj Moskës. /arbresh.info/
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...