Zëvendëskryeministrja ukrainase thotë se të gjithë civilët janë evakuuar nga fabrika Azovstal në Mariupol

22:03 | 7 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Zëvendësministrja e Ukrainës, Iryna Vereshcuk, tha në kanalin e saj Telegram se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në fillim të kësaj jave u vlerësua se 200 civilë kishin mbetur ende të bllokuar brenda uzinës – bastioni i fundit i mbetur ukrainas në qytet.

Vereshchuk tha: “Kjo pjesë e operacionit humanitar Mariupol ka përfunduar”.

Qyteti port jugori i rrethuar në Ukrainë ishte vënë në cak nga Rusia që nga fillimi i luftës.

Gjatë dy javëve të fundit janë bërë disa përpjekje për korridor humanitar, por gjatë ditëve të fundit zyrtarët ukrainas kanë raportuar përparim në evakuimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme