Tre herë kampioni i Kosovës, Besa e Pejës, ka rënë edhe nga Liga e Parë, kur ka mbetur edhe një xhiro për tu zhvilluar.
Pejanët në ballafaqimin për mbijetesë ndaj Drenasit, sot ka barazuar me shifra 0-0, rezultat ky që e dërgon matematikisht në Ligën e Dytë.
Besa që bënte gara në Ligën e Parë –Grupi A, pas 26 xhirove, ka grumbulluar vetëm 26 pikë.
Drenica ka tri pikë më shumë dhe bilanc më të mirë në ndeshjet direkt.
Besa që sezonin e kaluar ra edhe nga Superliga, këtë sezon ka marr 7 fitore, 5 barazime dhe është mposhtur plot 14-të herë.
Pejanët pas luftës nga viti 2004 deri në vitin 2007 kishin dominuar në futbollin e Kosovës, duke e fituar titullin e kampionit tri herë radhazi.
Askush pas luftës nuk ka arritur të fitojë tri herë radhazi titullin, ndërsa Besa e kishte bërë këtë gjë me një skuadër plot yje si Haxhi Zeka, Mendur Duraku, Dukagjin Gashi, Fetim Kasapi, Ilir Nallbani, Fisnik Gashi, Valmir Bytyqi, Fisnik Papuqi e shumë të tjerë.
Besa e Pejës e ka fituar Kupën e Kosovës tri herë, ndërsa një herë ka triumfuar edhe në Superkupën e Kosovës.
Nga Liga e Parë – Grupi B po ashtu ka rënë edhe Vitia që sot ka pësuar humbje nga Vllaznia e Pozharanit.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...