Lille të premten luajti me Monacon në shtëpi ku pësoi humbje me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 36-të në Ligue 1.
Kjo fitore vlen shumë për Monacon që tani janë në vendin e dytë me 65 pikë, duke u barazuar me Olympique Marseille.
Nga ana e saj, Lille nuk arrin të ngrihet dhe zë vendin e dhjetë me 51 pikë.
Me vetëm një fitore dhe katër humbje në pesë ndeshjet e fundit, Lille, ka zbehur gjasat për të luajtur sërish në Evropë, vetëm një vit pasi u shpall kampion.
Kjo ka bërë që nga tribunat të vije një protestë origjinale e tifozëve të Lille, që i kanë dërguar një mesazh klubit dhe lojtarëve.
Të zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tyre, tifozët zemërimin e tyre e shprehën me humor në tribuna.
Aty shihej një pankartë ku shkruante: “A jeni me pushime? Edhe ne”, ku tifozët luanin volejboll ose bënin sikurse janë në plazh, duke e paraqitur këtë gjë edhe me veshjet e tyre.
Banderole des supporters de Lille ?
« Vous êtes en vacances ? Nous aussi. »
(? @SandArrestier) pic.twitter.com/ENzS8a8GFi
— Footballogue⭐️⭐️ (@Footballogue) May 6, 2022
Një protestë origjinale, por edhe qesharake që ka marrë vëmendjen e mediave.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) May 7, 2022
Te Lille nga janari luan edhe futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek