Palestina mirëpriti kundërshtimin e SHBA-së ndaj zgjerimit të vendbanimeve kolone izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, por tha se kjo nuk është e mjaftueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit kritikoi planet izraelite për rreth 4.000 njësi banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se ky hap “dëmton thellësisht perspektivat për një zgjidhje me dy shtete”.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme palestineze tha se pozicioni i SHBA-së për ndërtimin e vendbanimeve izraelite mbetet “i pamjaftueshëm”.
Pozicioni i SHBA-së “nuk ngrihet në nivelin e kriminalizimit të skemës së vendbanimeve si një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe Konventave të Gjenevës dhe një grusht kundër marrëveshjeve të nënshkruara”, tha ministria.
Zëvendëszëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter, u tha gazetarëve se zgjerimi i vendbanimeve izraelite “përkeqëson tensionet dhe minon besimin midis palëve”.
Ajo, megjithatë, nuk pranoi të specifikojë nëse do të ketë pasoja për Izraelin nëse ai ecën përpara me planet e tij të zgjerimit të vendbanimeve.
Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si “territor i pushtuar” sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë të gjitha vendbanimet hebraike atje të paligjshme.
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...