Todd Boehly tashmë ka realizuar blerjen e Chelseat nga Roman Abramovich, derisa përkrah tij do të jenë edhe Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyys.
Manjati rus i dha fund të padëshirueshëm epokës së tij afro 20 vjeçare në Stamford Bridge, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve që i vendoi Mbretëria e Bashkuar, duke e shikuar atë si person të afërt me Vladimir Putinin.
Derisa Abramovich u la disa klauzola Boehlyt dhe bashkëpuntorëve të tij, tashmë kanë filluar punën me disa prioritete bazë.
Ata do të ulen fillimisht me trajneri e burrave, Thomas Tuchel dhe atë të grave, Emma Hayes, për t’i diskutuar në detaje planet e tyre për sezonin 2022/23.
Më pas do të nxitojnë për kontrata të reja të lojtarëve, me theks të veçantë në atë të Mason Mount dhe Reece James.
Vëmendje të madhe do të ketë edhe shitja e fanellave dhe gjësendeve të tjera të kërkuara tifozët, pasi dyqani i tyre është i mbyllur që kur u sanksionua Abramovich.
Këto pritet të jenë prioritetet e para të pronarëve të rinj të Chelseat, duke synuar më pas në verë disa transferime të mëdha.
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...