Gjendet i vdekur një burrë në një market, Policia jep detaje

08:45 | 7 Maj 2022
L G

Një burrë është gjetur i vdekur në një market në Çagllavicë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Qagllavicë, Prishtinë, 06.05.2022 – 15:32. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Policia thotë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme