Mos i injoroni sirenat e sulmeve ajrore, Zelenky u thotë qytetarëve ukrainas

00:33 | 7 Maj 2022
Trina Galanxhi

Zyrtarët ukrainas po paralajmërojnë se forcat ruse mund të përshkallëzojnë sulmet raketore dhe ajrore gjatë fundjavës, përpara festimeve të planifikuara të Ditës së Fitores të Rusisë të hënën.

Në fjalimin e tij të përnatshëm, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje qytetarëve që “të zbatojnë rreptësisht rregullat e rendit publik dhe të shtetrrethimit” në komunitetet e tyre, transmeton portal arbresh.info

“U kërkoj të gjithë qytetarëve tanë – veçanërisht këto ditë – të mos i injorojnë sirenat e sulmit ajror”, tha ai. “Ju lutem, është në pyetje jeta juaj, jeta e fëmijëve tuaj”.

Banorët janë gjithashtu të ndaluar të vizitojnë pyjet në territorin e dikurshëm të okupuar pasi egziston një kërcënim i madh i minave me tela që ka lënë ushtria ruse.

“Sigurohuni që të respektoni ndalimin,” u kujtoi Zelensky ukrainasve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme