Roma ka arritur në një tjetër finale evropiane, por për të arritur deri tek ajo u desh të pritej plot 31 vite.
Giallorosët kanë siguruar finalen e Ligës së Konferencës, që është gara e tretë evropiane për klube e që këtë edicionin po luhet për herë të parë.
Finalja e madhe mes Romës dhe Feyenoordit do të luhet në Air Albania në Tiranë dhe sigurisht që për Marash Kumbullën do të jetë një sfidë e veçantë.
Mbrojtësi shqiptar do të luaj në Shqipërinë e tij me fanellën e Romës, skuadër ku synon ta fitoj trofeun e parë.
Pas sigurimit të finales, Kumbulla ka postuar një foto ku ka shkruar se Tirana do të jetë njëjtë si të luhet ndeshja në Olimpico, pasi do të kenë përkrahje të madhe të tifozëve.
“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë AS Roma. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale evropiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Forca Roma”, ka shkruar Kumbulla në Instagram.
Finalja e madhe mes Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet më 25 maj në Air Albania.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës