Google ADS

Brukseli planifikon të ndryshojë emrat e rrugëve që lidhen me Rusinë

20:55 | 6 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Brukseli ka planifikuar ndryshimin e emrave të rrugëve dhe bulevardeve që lidhen me Rusinë në qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltarët e komunës qendrore dhe Saint Gilles në kryeqendrën evropiane propozuan ndryshimin e emrave të “Rrugës Rusia” dhe “Rrugës Stalingrad” në qytet.

Rruga Rusia është propozuar të riemërohet si “Rruga Ukraina”.

Anëtarët e këshillit bashkiak, të cilët bënë propozimin, deklaruan se Brukseli, i njohur si kryeqyteti i BE-së, duhet të ngrejë më shumë zërin kundër Rusisë dhe se duan që ai të mbështesë Ukrainën me veprime të tilla simbolike.

“Si evropianë, ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj dramës humanitare në pragun tonë. Ne duam t’u japim ukrainasve një mesazh shprese dhe t’u kujtojmë atyre se i mbështesim”, tha këshilltari i Komunës Saint Gilles, Marc Naether.

Rruga Rusia dhe Rruga Stalingrad gjenden në një zonë të ngarkuar në qendër të Brukselit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme