Prishtina vjen me njoftim zyrtar për Otto John

20:34 | 6 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Prishtina tashmë ka dalë me njoftim zyrtar mbi çështjen e marrjes në mbajtje të sulmuesit, Otto John.

Klubi nga kryeqyteti  ka njoftuar se John është dërguar të enjten në mbajtje nga Policia e Kosovës, derisa kanë bërë të ditur se ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë së shtunës.

Sulmuesi i skuadrës nga kryeqyteti u arrestua të enjten pasi akuzohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme