Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për sulmuesin e klubit të futbollit, Prishtina, Otto John, i cili është arrestuar të enjten nën dyshimin për veprën penale “ Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Lauret Ulaj i ka thënë arbresh.info se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj John është bërë sot nga prokuroria.
“Ju njoftojmë se më urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për të Mitur, më 05.05.2022, është ndaluar personi për të cilin keni parashtruar pyetje dhe ndaj të njëjtit, sot prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Ulaj.
Ajo tha se lidhur me këtë rast më herët janë ndaluar edhe shtatë persona, për të cilët po ashtu prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Po ashtu, ju njoftojmë se ky ndalim ndërlidhet me rastin e mëhershëm të trafikimit me njerëz, për të cilin kjo prokurori ka zhvilluar hetime dhe janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe për të njëjtit prokurori i shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit”, tha Ulaj për arbresh.info.
Ndryshe, futbollisti nga Nigeria, aktualisht sulmuesi i klubit Prishtina, Otto John, është arrestuar të enjten nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”./arbresh.info/
LEXO EDHE
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...