Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi sot se do të kandidojë për postin e kryetarit të PD-së në Kuvendin e 22 majit.
Në një konferencë për media, Berisha denoncoi fushatën që po bëhet kundër moskandidimit të tij për kryetar të PD-së.
“Denoncoj fushatën e financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit kundër kandidimit të Sali Berishës. Unë e kam shpallur kandidaturën dhe ata bëjnë emisione a duhet të kandidojë Berisha. Kjo është fushatë e pashembullt. Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Nëse më 22 maj zgjidhem me referendum të demokratëve, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre”, tha Berisha.
Berisha foli për raportin e fundit të organizatës “Reporterë pa kufij” për mediet në Shqipëri.
“Lajmi që solli ‘Reporterë pa kufij’ për një rrokullisje dramatike me 20 vende të Shqipërisë për lirinë e medieve dhe të mendimit dhe fjalës është një rast dramatik. Një saç, një kupolë e mafies shtetërore dhe e bizneseve të lidhura me të po mbyt fjalën e lirë në Shqipëri. Thirrja është të mbrojmë lirinë e medieve si një pasuri e paçmuar për qytetarët”, tha ai.
Berisha e ka konsideruar procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, si qesharak.
“Procesi për zgjedhjen e presidentit është qesharak. Ato arrijnë deri aty sa nëpërmjet Batonit, Edi Rama propozoi për presidente bashkëshorten e tij. Pra arriti ta personalizojë në këtë proces”, tha ai.
I pyetur në lidhje me qëndrimin e tij për çështjen e Presidentit dhe deklaratat e Alibeajt, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Këshilli Kombëtar do të mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj këtij procesi dhe për të marrë qëndrimin politik.
“Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë. Është e kotë të komentoj për emrin në një kohë kur ai nuk përbën asgjë tjetër veçse sillet si ministër i Edi Ramës”, tha Berisha.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...