Kryetari Glauk Konjufca priti në takim delegacionin e Unionit Arab

13:04 | 6 Maj 2022
arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e Unionit Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, pjesëmarrës të Konferencës Ndërkombëtare Arabo-Evropiane, që do të mbahet më 7 dhe 8 maj në Prishtinë, organizuar nga Akademia Diplomatike e MPJ-së dhe Ministra e Mjedisit.

Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira me shtetet arabe, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret në fusha të ndryshme me interes për Kosovën, siç janë energjia, mjedisi dhe bujqësia.

Delegacioni arab, nga ana e tij, premtoi intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e përkrahjes së Kosovës në projekte mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme