Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se di ta ftojnë në interpelancë kryeministrin, Albin Kurti, për takimin me presidentin e Serbisë, Alekasandar Vuçiq.
Ai ka thënë se si Grup Parlamentar do të kërkojnë interpelancë se për çfarë është diskutuar në këtë takim.
“Do të kërkojmë edhe interperlancë se çfarë është diskutuar në këtë takim dhe për të parë se çfarë janë marrë vesh në këtë takim joformal, që e bën edhe më dyshues këtë takim. Ne parimisht nuk jemi kundër asnjë takimi, por sigurisht e mbajmë për fjale atë që e ka thënë vetë ai, dhe më shumë se e mbajmë ne si opozitë, sigurisht që do ta mbajnë edhe mbështetësit e VV-së dhe gjithë qytetarët pa dallim partie që e kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit”, tha Lushtaku.
Sipas Lushtakut, kryeministri Kurti nuk e mbajti fjalën ndaj përkrahësve të Vetëvendosjes.
“Sigurisht që për mua, unë kam qenë pro Albin Kurtit që t’i mbajë fjalët e tij sepse e ka pasur një kontratë me qytetarët e vet që i kanë besuar dhe atë kontratë pavarësisht sesi ndjekjes së rrugës në dialogun me Serbinë, parimisht duhet ta mbajë fjalën ndaj qytetarëve që i kanë besuar”, tha ai./EO/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...