Google ADS

Gripi i shpezëve| Vetëm gjatë këtij viti janë asgjësuar 120 mijë shpezë

08:14 | 6 Maj 2022
arbresh.info

Pothuajse gjithë Ballkanin e ka përfshirë përhapja e gripit të shpezëve, ka thënë zyrtari për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Lamir Thaçi.

Për këtë arsyeje sipas tij, vetëm gjatë këtij viti janë asgjësuar 120 mijë shpezë për të penguar përhapjen e sëmundjes.

Madje, ai theksoi se kudo që ka dyshime menjëherë dërgohen ekipet inspektuese të cilat bëjnë asgjësimin e çdo ferme që rezulton pozitiv.

“Pothuajse gjithë Ballkanin e ka përfshirë përhapja e gripit të shpezëve. Ne me të gjitha kapacitetet jemi duke punuar që të kemi sa më pak raste të përhapjes së kësaj sëmundje. Kudo që ka dyshime ne menjëherë dërgojmë ekipet inspektuese dhe marrim mostra dhe testojmë laborator dhe secila fermë që rezulton pozitiv sipas procedurës ligjore ne me procedurë të shpejtë kryejmë asgjësimin për të penguar përhapjen e këtij gripi dhe gjatë këtij viti janë asgjësuar rreth 120 mijë shpezë për të penguar përhapjen e sëmundjes”.

“Ndalesat nga shtete në të cilat shpërthen sëmundja gjithmonë hyjnë në fuqi në ditën që ato lajmërohen në organizatën e OJES. Kjo është rregull ligjor që zbatohet nga të gjitha shtetet. Janë disa që janë prekur nga gripi i shpezëve gjatë këtij viti. I kemi pasur disa raste me avion influence. Të gjitha këto sëmundje sipas ligjit kërkohet që të menaxhohen nga ana e autoritetit dhe ne me sukses kemi arritur që deri më tani ta mbajmë nën kontroll situatën dhe ti ruajmë fermat komerciale sepse aty është numri më i madh i shpezëve dhe deri më tani kemi vetëm një fermë komerciale të prekur”.

Përveç shpezëve ai ka sqaruar se janë asgjësuar rreth 45 mijë kilogram mish dhe 100 mijë kilogram qumësht, raporton EO.

“Nga fillimi i vitit deri më tani janë rreth 45 mijë kilogram mish dhe nën produkte të mishit të asgjësuara dhe janë rreth 100 mijë kilogram qumësht të asgjësuara të cilat në çfarëdo forme nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për konsum dhe në secilin rast inspektori ka vendosur për asgjësimin e tyre”./Ekonomia Online/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme