Alexander Lukashenko, udhëheqësi i Bjellorusisë dhe një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit, ka mbështetur pushtimin rus në Ukrainë që në fillimet e saj.
Madje ai ka lejuar forcat ruse që të sulmojnë Ukrainën nga territori bjellorus, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë për Associated Press sot, ai tha se nuk priste që lufta të zgjaste kaq gjatë.
Ai gjithashtu pohoi se presidenti rus Putin “nuk kishte zgjidhje” dhe “duhej të vepronte sepse Ukraina provokoi Rusinë”.
Por menjëherë më pas, ai shtoi: “Unë nuk jam mjaft i njohur me këtë çështje për të qenë në gjendje të them nëse gjithçka po shkon sipas planit, siç thonë rusët se po shkon, apo siç më duket mua”.
“Dua të theksoj edhe një here, ky operacion është zvarritur”, tha Lukashenko, duke shtuar se Bjellorusia dëshiron që lufta të përfundojë dhe “ka bërë dhe po bën gjithçka” për të ndalur konfliktin./arbresh.info/
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...