Një superjaht luksoz me vlerë 300 milionë dollarë në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimovin u sekuestrua sot në Fixhi pasi u kërkua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Shkeljet e sanksioneve dhe lidhjet e dyshuara me korrupsionin përmenden si arsye për konfiskim, transmeton portal arbresh.info
Jahti Amadea ishte ankoruar në Lautoka në kohën e konfiskimit. Është një nga superjahtet më të mëdha në botë, 105 metra i gjatë. Ka tetë kabina luksoze, një dhomë të madhe për mysafirët VIP dhe një heliport.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA Merrick Garland tha se Shtetet e Bashkuara “dëshirojnë të bëjnë të qartë se nuk ka vend ku mund të fshihen pasuritë e kriminelëve që ndihmojnë regjimin rus”.
Kerimov është një bashkëpronar i gjigantit shtetëror rus të gazit Gazprom dhe një zyrtar i qeverisë ruse. Shtetet e Bashkuara e klasifikojnë atë si një grup oligarkësh që “përfitojnë falë qeverisë ruse përmes korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale në mbarë botën, duke përfshirë pushtimin e Krimesë”, gadishullin ukrainas që Rusia aneksoi në vitin 2014./arbresh.info/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...