Google ADS

Berisha: Mund të krijojë parti të re, por ka rënie katastrofale

23:33 | 5 Maj 2022
L G

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se ka një grup pro-Basha edhe pse me një rënie katastrofike sipas tij. Sipas Berishës në një të ardhme, Basha mund të krijojë edhe një parti të re, por sipas ish-kryeministrit grupi që e mbështet është i parëndësishëm.

Në një bashkëbisedim me analistin Fatos Lubonja, Berisha përmendi edhe një herë votën Pro të Bashës për zgjatjen e vettingut.

Lubonja: Unë shoh tre grupe. Mendoj se dhe me kokrra, shoh një pjesë që janë më afër Lulzim Bashës. Shoh një grup që ka ambiciet e veta, përtej Bashës dhe Berishës dhe të ‘vijmë ne’. Të dy këta grupe i shoh si të kenë mbështetje amerikane. Ka dy grupe që mendojnë se me mbështetje, amerikane që është kryesore, dhe me mbështetje ligjore, mund të rimarrin partinë dhe grupin tuaj që ka shumicën e partisë dhe legjitimitetin. Ju arritët në këtë pikë të suksesshme se fituat në Shkodër në 6 mars dhe një pjesë lëvizën nga kjo. Pastaj se sa të pavarur janë ata, që falën te ambasada në çdo rast, se di nëse janë të pavarur. Nëse do ishin të pavarur, do mbanin qëndrim. Atë që bëri Basha ishte gabim politik se përçau partinë dhe bëri lojën e kundërshtarit. Janë 3 grupe. Aq shoh unë.

Berisha: A e ke ndjekur Lulzim Bashën?! Ai thotë; foltorja. Secili prej jush po të dilte, 15-20 veta i bashkohen. Ka një poll që po bëhet, i Euronews, ai zbret te 2%, ka rënien më katastrofale që pëson një njeri. Ai nesër mund të krijojë një parti, por them se ku është ai. Ka një grup të Bashës, se mohoj por i parëndësishëm. Po flirton dhe po flirton me Edi Ramën. Shkoi votoi zgjatjen e vettingut, pasi e kishte quajtur procesin mafioz.

Deklaratat Berisha i bëri në emisionin “Open.” Partia Demokratike që prej 9 shtatorit ka filluar një “luftë” të brendshme e cila ende nuk ka gjetur një zgjidhje./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme