Një 27 vjeçar është arrestuar afër shkollës ‘Gjergj Fishta” në rrugën ‘Ismail Dumoshi’ në Prishtinë.
Ai dyshohet për shit-blerje të lëndëve narkotike, shkruan arbresh.info.
Arrestimi i tij ka ardhur pas informacioneve që ka marrë policia, se i njëjti merret me shit-blerje në sasi të vogla të substancave narkotike.
“Zyrtarë policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, pas pranimit të një informate se një i dyshuar merret me shit-blerje në sasi të vogla të substancave narkotike dhe pas trajtimit policor të kësaj informate, ka arritur ta identifikojë dhe ta ndalojë të dyshuarin”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta”.
“Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit (B.G., viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar) është bërë në bashkëpunim mes hetuesve të antidrogës dhe zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në zbatim të Planit Operativ ‘Siguria në shkolla dhe stop drogave në shkolla’. I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës ‘Gjergj Fishta” në rrugën ‘Ismail Dumoshi’ në Prishtinë”.
Përvec dyshimeve për shit-blerje të lëndëve narkotike, në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur edhe mbi 2 mijë euro si dhe armë zjarri.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një sasi e vogël substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë, 2320 (dy mijë e treqind e njëzet) euro dhe një thikë. Policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë (prokuroria) leje për kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit. Pas pranimit të urdhër-kontrollit, policia e ka realizuar të njëjtin dhe në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar edhe: Një armë zjarri AK-47 me dy karikatorë dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm, Një armë zjarri “Bereta” me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm, Një sprej, Katër dhjetë e tetë qese të vogla (dyshohet të jetë marihuanë) me peshe 39gr.,Një peshore digjitale etj. (për më shumë shih foton në bashkëngjitje)”., bënë të ditur policia
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit iniciohen dy vepra penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve. ‘
Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?