Japonia ka shprehur pamundësinë për t’u rreshtuar me aleatët e saj perëndimor për të ndaluar importet e energjisë nga Rusia në mes të luftës së Moskës kundër Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Japonia ka burime të kufizuara dhe është e vështirë për ne që të rreshtohemi menjëherë me Bashkimin Evropian (BE)”, tha në një konferencë për media në Washington ministri japonez i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Koichi Hagiuda.
Kyodo News raportoi se Hagiuda dhe ministri i Mbrojtjes, Nobuo Kishi, qëndrojnë në SHBA për takime dypalëshe.
Hagiuda tha se i ka përcjellë sekretares amerikane të energjisë, Jennifer Granholm, se çdo vend ka një “situatë të ndryshme të sigurimit të energjisë dhe qëndrimi i secilit vend është i rëndësishëm”.
“Është e nevojshme që vendet ta bëjnë atë që mund ta bëjnë për të përparuar”, tha ai.
Tokio i është bashkuar SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të tjerë në ndëshkimin e Moskës për luftën në Ukrainë. Qindra zyrtarë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, si dhe kompani dhe organizata, janë sanksionuar nga Japonia.
Në një lëvizje hakmarrëse, dje Rusia vendosi sanksione ndaj 63 zyrtarëve të lartë japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida.
BE gjithashtu po shqyrton që deri në fund të këtij viti të ndalojë të gjitha importet e naftës nga Rusia.
Gjatë takimit në Washington, zyrtarët amerikanë dhe japonezë theksuan “rëndësinë e ruajtjes së sigurisë energjetike” pasi lufta në Ukrainë vazhdon të destabilizojë furnizimet globale të energjisë.
“Japonia po ashtu kërkoi nga SHBA-ja rritjen e prodhimit të gazit natyror të lëngshëm për të reduktuar varësinë nga importet ruse”, tha Gugiuda, duke shtuar se vendi i tij po shqyrton “dhënien e kredive për kompanitë japoneze që marrin pjesë në projektet e SHBA-së për gazin natyror të lëngshëm”.
Vitin e kaluar, Japonia importoi nga Rusia rreth 3,6 për qind të naftës së saj të papërpunuar dhe 8, 8 për qind të gazit natyror të lëngshëm.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...