Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka folur për darkën e djeshme mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në një deklaratë të dhënë për lajmi.net, Mustafa ka thënë se nuk do të bije në një nivel me Kurtin dhe aktivistët e tij të cilët sipas tij kanë bërë sjellje “rrugaqësh në të kaluarën” ndaj atyre që i shpallnin tradhtarë.
Por, sipas Mustafës, Kurti e meriton epitetin e mashtruesit, pasi që sipas tij po i mashtron “analfabetët funksional” të cilët i ka shfrytëzuar për të ardhur në pushtet.
“Nuk mund të lëshohem në nivelin e Kurtit e as të bashkëpunëtorëve të tij. Kanë qenë sjellje rrugaqësh, të rrezikshme për vendin por edhe për jetën e atyre që i shpallnin tradhëtar. Me ato sulme, etiketime e parulla të rrezikshme erdhën në pushtet dhe ky vet u ul gju më gju me Vuçiqin. Nuk shoh asgjë të veçantë që është takuar me Vuçiqin sepse është punë që duhet ta bëjë kryeministri në dialog. Për këtë, unë nuk e quaj tradhtar. Mashtrues po, sepse i ka mashtruar analfabetët e vet funksional për të ardhur në pushtet dhe vazhdon t’i mashtrojë”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...