Përmes platformës online “Zoom”, Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka bërë të ditur se në vijim të dorëzimit të aktakuzës së ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, gjykatësi i procedurës paraprake caktoi paraqitjen e secilit prej të akuzuarve më 10 maj.
Sipas saj, gjatë këtyre seancave, gjykatësi i procedurës paraprake do të sigurohet që secili prej të akuzuarve i kupton akuzat e ndryshuara kundër tij.
Në konferencën për medie të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Ajo ka thënë se në këtë rast, më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), dorëzoi një aktakuzë të ndryshuar kundër katër të akuzuarve.
Griep tha se versioni i redaktuar publik i aktakuzës së ndryshuar gjendet në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Po ashtu, ka thënë se të mërkurën, trupi gjykues deklaroi se aktgjykimi në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj do të shpallet të mërkurën, më 18 maj, në orën 10:00.
“Shpallja e aktgjykimit do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ose fizikisht nga galeria publike e DHSK-së”, ka thënë ajo.
Tutje, tha se në çështjen Pjetër Shala, më 28 prill 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për të.
Ajo tha se gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi se ekzistojnë ende rreziqet që Shala të arratiset, të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera.
Griep deklaroi se në një vendim të nxjerrë më 25 prill 2022, gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese rizgjodhën gjykatësin Vidar Stensland si kryegjykatës të kësaj Dhome në përputhje me Rregulloren e Punës së Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.
Kurse, tha se ai u zgjodh për një mandat njëvjeçar duke nisur prej 1 qershorit 2022.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. /BetimipërDrejtësi
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...