Është arrestuar në Vlorë Kastriot Dervishaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës./abc.al/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK