Google ADS

LAJMI I FUNDIT| Bien dakord pozitë-opozitë për themelimin e dy komisioneve hetimore

15:17 | 5 Maj 2022
S D

Shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka bërë të ditur se pas pauzës së kuvendit, është vendosur të krijohen dy komisionet hetimore për energjinë.

Sipas Kërçelit, shefat e grupeve parlamentare, pas konsultimeve kanë vendosur që të krijohen komisionet hetimore të propozuara nga pozita dhe opozita.

Kujtojmë se seanca e sotme është përcjellur me zhurma, goditje të tavolinës me shishe qelqi e shuplaka nga ana e opozitës, gjë që çoi në pauza për dy herë.

Një gjë të tillë e konfirmuan edhe dy shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së./arbresh.info/

LDK përkrahë idenë VV-së për formimin e dy komisioneve

Tahiri konfirmon se sot votohen dy Komisione hetimore për rrymën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme