Google ADS

Tahiri konfirmon se sot votohen dy Komisione hetimore për rrymën

15:04 | 5 Maj 2022
S D

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se partitë politike kanë rënë dakord që të formohen dy Komisione Hetimore lidhur me hetimet për energjinë elektrike.

Ky dakordim është marrë në takimin e shefave të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca.

Njëri komision do të jetë sipas kërkesës së opozitës, për hetimin e menaxhimit të krizës në muajt e fundit, ndërsa tjetri me kërkesë të pushtetit, për çështjen e energjisë që nga viti 2006.

Sipas Tahirit, komisionet nuk interferojnë me njëra-tjetrën dhe agjendën e kanë të ndryshme.

“Dua ta falënderoj Konjufcën për korrektësinë për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e këtij komisioni. Kjo punë është dashur të ndodhë shumë më herët dhe të mos vijë deri këtu. Kjo është një e drejtë që na e garanton Kushtetuta. Kërkesat tona janë vetëm me një komision parlamentar”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se asgjë nuk do të ndryshojë prej asaj që opozita e ka propozuar.

Ai ka thënë se këto dy Komisione do të formohen në seancën e sotme.

Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë në ora 15:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme