Google ADS

Rusia dëbon shtatë diplomatë danezë

14:38 | 5 Maj 2022
A. B.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se shtatë diplomatë danezë janë shpallur “persona non grata”.

Ky veprim, sipas mediave të huaja është kundërpërgjigje ndaj Kopenhagës që dëboi 15 diplomatë rusë muajin e kaluar.

Sipas Kremlinit, politika e hapur anti-ruse e Danimarkës po dëmton seriozisht marrëdhëniet dypalëshe dhe se rezervon të drejtën për të ndërmarrë hapa shtesë si përgjigje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme