Edhe pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja e Eurovisionit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Ronela Hajati.
Kjo e fundit ka ngjallur shumë reagime për veshjen e saj, por edhe për situata të ndryshme dhe reagimet e saj.
Së fundmi, Ronela ka folur për foton e publikuar pak ditë më parë, ku u shfaq duke qarë. Ajo e ka konsideruar si një moment dobësie, pasi ka momente që ndihet vetëm.
“Jemi njerëz të gjithë, sido që shfaqemi në kamera. Edhe burrat më fortë kanë momentet e dobëta, jo më unë, që kam momente që ndihem vetëm, është personale gjëja, nuk ka si shëndeti, vjen para të gjithave. Jam vajzë e fortë, i them vetes do të rregullohen të gjitha. Profesioni ynë është më i gjykuari, pavarësisht se i bëj këngët për njerëzit që t’i pëlqejnë, ndryshe ne nuk do të ekzistonim”, tha Ronela për “Goca dhe Gra”.
Më tej, e përlotur, Hajati foli edhe për babain e saj të ndjerë.
“Unë shkoj në varreza, i lutem atij njësoj si zotit, mundohet shumë. Gjithmonë njerëzit që mundohen shumë, një ditë i del për mirë”, u shpreh këngëtarja./abcnews.al
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...