Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 6 maj 2022 do të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë ku do të marrë pjesë në Konferencën e XVIII të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko- Joniane (NAJ).
Në konferencën e rregullt e cila këtë vit organizohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si kryesues i NAJ-it, krahas Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikollës në cilësinë e mikpritëses së evenimentit dhe Kryetarit Xhaferi, do të marrin pjesë edhe Kryetari i Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiq, Nënkryetari i Dhomës përfaqësuese i Republikës së Italisë, Etore Rozato dhe përfaqësues të parlamentit grek, Këshillit të Lartë të Përgjithshëm të San Marinos, si edhe sekretari i përgjithshëm i NAJ-it, Xhovani Kastellaneta. Gjatë Konferencës, pjesëmarrësit do të debatojnë në dy tema: “Integrimi evropian: Ballkani Perëndimor, vlerë e shtuar e rajonit Adriatiko-Jonian dhe e Bashkimit Evropian” dhe “Kultura dhe turizmi si prioritet në bashkëpunimin ndërmjet vendeve të NAJ-it.”
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër