Policia e Shtetit ka njoftuar sot përmbylljen e dy operacioneve policore në 24 orët e fundit me kontrolle masive të territorit për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në zonën e Kurbinit.
Sipas policisë, janë sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa të kultivuar në kubikë dhe 320 bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në tokë.
“Si rezultat i operacioni policor të koduar “Gjormi” është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë”, ka shtuar policia.
“Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fushë Malbardhë” është arrestuar shtetasi E.( I.). H. 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 320 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen